Lajmet e fundit

Asnjë nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës nuk kanë kaluar pas bllokimit që i'u bë nga partitë opozitare, njofton Klan Kosova.
Këta të fundit e arsyetuan mosmiratimin e asnjërës nga pikat derisa drejtor i Urbanizmit në Komunë të vazhdojë të jetë Liburn Aliu. Ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Këto pika të rendit të ditës në mbledhjen e sotme nuk kaluan duke pas 21 vota pro dhe 24 kundër derisa më pas ekzekutivi ka liruar sallën e pas tyre nga salla është larguar edhe Vetëvendosje.
Pavarësisht kësaj, kryesuesi ka vazhduar këtë mbledhje derisa për pak çaste pritet që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje të mbajë një konferencë për media.