11.08.2015 · përditësuar para 4009 dite1 min lexim
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim lëndën e cila ka në përbërje kontestimin e procedurave për riprocedim dhe votim të amendamenteve 24 për Gjykatën Speciale.
Përpos këtyre parregullsive opozita thotë se është e kontestueshme dhe antiligjore edhe përmbajtja e amendamentit 24, njofton Klan Kosova.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se përkundër se nuk i besojnë Gjykatës Kushtetuese prapëseprapë iu kanë drejtuar organit më të lartë ligjorë, ndërsa sa i përket mundësisë që amendamenti 24 të nënshkruhet nga presidentja, Haxhiu ka thënë se shpresojnë se "kushtetuesja do ta informojë Presidenten për pranimin e kësaj lënde".
Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka 60 ditë për të shqyrtuar lëndën e më pas të dal me një konkluzion.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.