Lajmet e fundit

Opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit.
Ata kërkuan që seanca e sotme të ndërpritet, derisa të zgjidhjet çështja e veteranëve të cilët janë duke protestuar për lënien jashtë në Ligjin e Pagave.
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha sot në kuvend se kjo seancë nuk duhet të vazhdojë, por kryeministri Albin Kurti tha se ka shumë pika të rëndësishme dhe nuk ka kuptim të ndërpritet, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Kurti tha se po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i pritur në takim veteranët e UÇK-së.