Antonio Rudiger ka kryer një operacion në gju pas një lëndimi që pësoi gjatë finales së Copa del Rey kundër Barcelonës.
Lojtari u diagnostikua me një të çarje të pjesshme të meniskut të jashtëm në gjurin e tij të majtë.
Raportet tregojnë se mbrojtësi gjerman mund të qëndrojë jashtë fushave për 6 deri në 8 javë, duke e përjashtuar atë nga pjesa e mbetur e sezonit dhe duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube që fillon më 15 qershor.
Në media sociale, Rudiger ka zbuluar se ka luajtur në dhimbje për më shumë se shtatë muaj dhe operacioni ishte i pashmangshëm.
"Tani jam pa dhimbje, dhe operacioni ishte i suksesshëm. Faleminderit ekipit mjekësor," tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se synon të rikthehet në dy turne të mëdha: Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës për Klube, duke deklaruar se do të punojë çdo javë për të realizuar rikthimin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.