Lajmet e fundit

Horace Owiti Opiyo nga Kenia ka thënë se më në fund ndjehet “i lirë” pasi iu nënshtrua një operacioni jetë-ndryshues për t’i reduktuar testikujt e tij prej 4.9 kilogramësh dhe penisit të tij që ishte gati një metër i gjatë.
Kjo gjendje ia kishte pamundësuar atij ecjen, veshjen e rrobave dhe vijimin e shkollës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Opiyo së pari kishte vënë re një cistë në organet e tij gjenitale kur i kishte pasur vetëm dhjetë vjet.
Kjo cistë besohet t’i jetë shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës që kishte lëshuar një larvë e që më pas ishte zhvilluar në krimba parazitë që bllokonin sistemin e kullimit.
Më pas, kjo kishte rezultuar që indet e tij gjenitale të ënjten dhe fluidet të akumulohen nën lëkurën e tij.
Por tani pas operacionit, jeta e tij i është kthyer normalitetit dhe ai tani thotë se mund të vrapojë dhe luajë futboll.
“Tani jam i lirë. Hapi tjetër është që të arsimohem. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha mes tjerash Opiyo.