Lajmet e fundit

Autoritete të Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Ferizajit të mërkurën kanë vlerësuar si të suksesshëm planin operativ “Kushineta 1” .
Gjatë realizimit të këtij plani operativ janë evidentuar: 62 raste të vjedhjeve, 243 pika kontrolli, janë legjitimuar 1330 persona, janë intervistuar 45 persona, janë kontrolluar 944 lokale, 27 persona të ndaluar, 8 armë zjarri të konfiskuara dhe 5 armë të ftohta.
Krahasuar me muajt mars dhe prill të vitit të kaluar në këtë vit numri i veprave penale është më i vogël.
Uljet janë shënuar për mbi 22 përqind në rastet e vjedhjeve, për mbi 35 për vjedhjet e rënda dhe grabitjet për masën prëj qind për qindësh, shkruan Epoka e Re.