Lajmet e fundit

Dy binjakët simezë, Ballenie dhe Bellanie Camacho e lanë spitalin e fëmijëve Maria Fareri të premtën, pasi që i mbijetuan me sukses një nga operacioneve më të rrezikshme të kryera ndonjëherë.
Mjekët i kishin ndarë dy motrat nga njëra tjetra, të cilat kishin lindur të ngjitura në pjesën e ulët të shpinës, pas një procedure 22 orëshe, që përfundoi më 18 Janar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mjekët duhej që vajzave t’ua ndanin, zonat riprodhuese, pjesët e ulëta të palcës kurrizore, fshikëzat si dhe traktet gastrointestinale.