Lajmet e fundit

Një operacion i madh shpëtimi është në proces për të shpëtuar dhjetëra njerëz që thuhet se kanë ngecur në rrënojat e një fabrike që u shemb në Lahore, Pakistan.
Të paktën 17 persona vdiqën kur fabrika e cila ishte në ndërtim e sipër u rrëzua të mërkurën.
Makineri dhe bullduzherë janë përdorur, gjithashtu edhe ushtria ka asistuar për të mbështetur operacionin e shpëtimit, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Shkaku i shembjes ende nuk dihet. Nivelet e sigurisë së ndërtimit në Pakistan shpesh janë nën standardet normale.
Dy katet e fabrikës në periferi të qytetit kanë qenë funksionale, përderisa i treti ka qenë duke u ndërtuar.