Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet po jehon zëri i sopranos dhe mezzosopranos kosovare, Flaka Goranci.
Aty po shfaqet premiera e veprës së njohur “María de Buenos Aires”, e kompozuar nga mjeshtri argjentinas Astor Piazzolla, një nga kryeveprat më të njohura të tangos, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda.
Kjo shfaqje, e realizuar nga Opera e Kosovës, sjell për publikun shpirtin e qytetit të Buenos Airesit, dashurinë dhe dhimbjen e gruas përmes figurës simbolike të Marias.
Salla është mbushur plot, ndërsa në skenë po marrin pjesë artistë të njohur nga vendi e më gjerë. /Klankosova.tv
https://youtu.be/OTgfLIfxpuc
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.