Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët do të ketë disa takime në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Vuçiq, Rama dhe Dimitrov tashmë kanë nisur takimin me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, transmeton Klankosova.tv.
Mbrëmë pas arritjes në Beograd, Vuçiq shtroi një darkë për ta, të cilit iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, vendi i të cilit nuk është pjesë e kësaj iniciative deri më tani, njofton Klan Kosova.
Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.
Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Agjenda:
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
10.30-11.30 Takimi i presidentit Aleksandar Vuçiç me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.