Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është nder dhe detyrë morale t’i mbështesë aktivistët e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë një aktiviteti për të drejtat e fëmijëve.
“Ishte nder sot t'i mbështes përpjekjet e aktivistëve të Kosovës për të drejtat e fëmijëve. Derisa kosovarët të guximshëm dhe të përkushtuar po luftojnë për të drejtat e njeriut, është në interes të Britanisë, dhe detyra ime morale, t'i mbështes ata,” ka shkruar O’Connell, njofton Klan Kosova.