Lajmet e fundit

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë i ka dhuruar sot Fakultetit të Mjekësisë 11 punime shkencore në fushën e klasifikimit dhe hulumtimit të tumorëve.
Dekani i këtij fakulteti Salih Ahmeti ka thënë se nga këto punime do të përfitojnë mjekët e institutit të onkologjisë si dhe studentë të mjekësisë.
Ndërkaq, kërkesa për t`u pajisur me to kishte ardhur nga profesoresha Suzana Manxhuka Kërliu, që është njëherit patologe në QKUK. Kjo e fundit me rastin e pranimit të librave theksoi se ato do të jenë në favor të zhvillimit të mjekësisë në Kosovë.
Ndryshe, të 11 publikimet shkencore janë të bazuara në standarde ndërkombëtare si dhe do të shërbejnë si udhëzues për onkologët dhe patologët në aspektet studimore dhe hulumtuese, monitorimin e përgjigjes në terapi si dhe rezultatet klinike, njofton Klan Kosova.