Lajmet e fundit

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor u nënshkrua sot Marrëveshja e Mirëkuptimit për "One Stop Shop", në mes të kësaj ministrie, Komunës së Prishtinës, KEDS-it dhe kompania e ujësjellësit rajonal "Prishtina".
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi t'i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës (One Stop Shop) e jo si deri më tani, që pëlqimin ta kërkojnë edhe veçmas në KEDS dhe në KUR Prishtina.
Në emër të Komunës së Prishtinës marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i saj , Shpend Ahmeti, i cili u shpreh se kjo është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tash e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, transmeton Klan Kosova.