Lajmet e fundit

Kënga e radhës e grupit muzikor One Direction duket se do të jetë “Perfekt”, dhe fansat e tyre tashmë kanë filluar të emocionohen, transmeton Klan Kosova.
Grupi i djemve e kanë planifikuar që ta publikojnë albumin e tyre të pestë me radhë(dhe me gjatë edhe të fundit) Made In The AM me 13 nëntor, gjë që i jep atyre kohë të mjaftueshme për ta publikuar këngën e re në ndërkohë.
Ka qenë Apple Music që e ka zbuluar këtë informacion me një postim në Twitter, të cilin e kanë fshirë menjëherë më pas.
Kaq ka mjaftuar që fansat e tyre të “çmenden” gjithë mëngjesin, duke i kërkuar grupit që ta publikojnë këngën menjëherë.
Mbetet ende që grupi ta konfirmojë datën e publikimit të “Perfect”, por duket që kjo do të ndodhë në javët në vazhdim.
Nga ana tjetër, Justin Bieber para disa ditësh ka deklaruar që grupi One Direction vendosën ta publikojnë albumin e ri në të njejtën datë me të me qëllim që të gjenerojnë publicitet.