Lajmet e fundit

Grupi i njohur i djemve “One Direction” ka realizuar një paraqitje të fundit para se ata të largohen në një pauzë.
Performanca e tyre ishte në spektaklin e njohur të talenteve “X Factor” ku edhe kënduan këngën e tyre “History”.
“Kjo më kthen pesë vjet prapa kur takova pesë djem, duke kënduar si solo artistë, duke mos menduar kurrë se çfarë do të ndodhte më pas. E di se ju do të merrni një pushim, ju e meritoni atë” ka thënë anëtari i jurisë së këtij spektakli, Simon Cowell duke u drejtuar djemve.
Cowell u shpreh se djemtë e grupit janë pesë nga djemtë më të mirë që ka takuar ndonjëherë duke u uruar kështu edhe pushim të mirë, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, grupi është krijuar po në këtë spektakël në vitin 2010.
Shumë fansa të grupit në formë të mbështetjes dhe admirimit për grupin kanë shpërndarë në rrjetet sociale “hashtagun” #ThisIsNotTheEndOfOneDirection duke u shprehur kështu se nuk është fundi i grupit por thjesht një pauzë 18 mujore.