Lajmet e fundit

Elizabeth Olsen dhe Tom Hiddleston dukeshin shumë të lumtur së bashku të shtunën në premierën e filmit të tyre “I Saw The Light”.
Aktori britanik në këtë film luan rolin e këngëtarit Hank Williams kurse aktorja amerikane luan rolin e gruas së tij, Audrey, transmeton Klan Kosova.
Por kimia e tyre në ekranin e madh, po reflekton edhe në jetën e përditshme të aktorëve.
Si “zogj të dashuruar” dukeshin edhe të shtunën teksa pozonin përpara fotografëve.
Kjo lidhje e tyre e veçantë ka ngritur kurreshtjen e gazetarëve, por Olsen para disa kohe e ka mohuar se të dy janë në një lidhje.
“Jo nuk jemi në lidhje dashurie”.