Lajmet e fundit

Aktorja e serialit të famshëm televiziv “House” - Olivia Wilde, është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë – dhe tani zbuloi edhe gjininë e bebes.
“Si dikush që është në pritje të një vajze, kjo më godet thellë në bërthamë”, shkroi ajo në Twitter, duke iu referuar reklamës së kampanjës së Hilary Clinton.
Vogëlushja do t’i bashkëngjitet vëllait të saj të madh, dyvjeçarit Otis, i cili e ndihmoi nënën e tij që me një fotografi ta bëjnë publikë shtatzëninë në fillim të këtij viti.