Olivia Wilde ka nisur një lidhje të re.
Aktorja 41-vjeçare është parë duke u puthur me Caspar Jopling, 33-vjeçar, të cilin mund ta njihni si ish-bashkëshortin e këngëtares, Ellie Goulding.
Dyshja u pa duke u puthur jashtë një restoranti në Londër, të enjten. Nëse nuk e dini, Ellie dhe Caspar, i cili është në botën e tregtisë së artit, ishin të martuar nga viti 2019 deri vitin e kaluar. Ata kanë një fëmijë, një djalë me emrin Arthur, i cili mbush katër vjeç këtë vit.
Një dëshmitar tha për “Page Six” se ata ishin të buzëqeshur bashkë dhe dukeshin shumë të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.