Lajmet e fundit

Olivia Newton-John ka anuluar disa nga datat e ardhshme të turneut, duke përmendur probleme shëndetësore.
Menaxhmenti i interpretueses 68-vjeçare bëri një deklaratë në faqen e saj në Facebook për të bërë njoftimin, transmeton Klan Kosova.
Olivia thuhet se po ballafaqohet me disa probleme shëndetësore, të cilat përfshijnë dhimbje përgjatë nervit sciatic, e cila prek të dy këmbët nga pjesa e poshtme e shpinës.
“Na vjen keq të njoftojmë se koncertet e Olivia të planifikuara për muajin maj do të shtyhen për shkak të një problemi që ka Olivia".
“Pasi datat të shtyhen ne do t’i postojmë datat e reja sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.