Lajmet e fundit

Oliver Ivanoviq, udhëheqësi i Iniciativës Qytetare për Liri, Demokraci dhe Drejtësi (SDP), ka hyrë në grevë urie. Këtë e ka bërë të ditur gruaja e tij, Milena Ivanoviq Popoviq për gazetën serbe Tanjug të premten.
Të mërkurën gjykimi i Ivanoviqit ishte zgjatur deri me 6 tetor.
Qeveria serbe muaj më parë kishte garantuar se Ivanoviq do të jetë në dispozicion të gjyqësorit të Kosovës, nëse pret gjykimin në liri, mirëpo misioni i Bashkimit Europoan për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, ka thënë se nëse ai mbahet në liri mund t’i ndikojë dëshmitarët.
Ivanoviq është i akuzuar për krime të luftës të kryera në vitin 1999.
Të akuzuar bashkë me të janë edhe katër serbë të tjerë.