Lajmet e fundit

Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht është emeruar si ushtruesi i detyrës së trajnerit në klubin Manchester United deri në përfundim të sezonit.
Solskjaer kaloi 11 sezone në Old Trafford, duke shënuar golin fitues në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999.
"Manchester United është në zemrën time dhe është fantastike të kthehem në këtë rol. Mezi po pres të punojë me skuadrën shumë të talentuar që kemi, stafin dhe të gjithë në klub".
Emërimi i 45 vjeçarit si trajner i përkohshëm i ekipit erdhi pas largimit të Jose Mourinho-s ditën e martë.
E ardhmja e Mourinho-s ishte vënë në dyshim përgjatë këtij sezoni – fillimi më i keq i klubit në 28 vjet u vulos pas humbjes ndaj Liverpool-it të dielën – që çoi në largimin e portugezit.