Lajmet e fundit

OKB-ja thotë se 20 kamionë me ndihma kaluan sot në Rafah në Gaza - gjysma e të cilëve transportonin furnizime me ilaçe, ushqime dhe ujë.
Megjithatë, karburanti nuk përfshihet në dërgesat e ndihmave që hyjnë në Gaza. Ofruesi më i madh humanitar i karburantit në Gaza, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) "do të shterojë rezervat e saj të karburantit brenda dy ditëve të ardhshme", thotë OKB.
"Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim të gjitha pengesat për të futur atë karburant," thotë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Dujarric thotë se diskutimet për transportin e ndihmës me karburant janë të komplikuara "në atë që është një zonë konflikti aktiv", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.