Lajmet e fundit

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se situata në Siri, përkatësisht në qytetin e Alepos është katastrofale, pasi dhjetëra njerëz mbetën të vrarë pas një sulmi ajror që goditi edhe një spital, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Sulmet ajrore që goditën edhe spitalin Al-Qud, lanë të vrarë 27 persona ndërsa më shumë se 30 të tjerë mbetën të vrarë nga sulme të tjera.
I dërguari i OKB-së Jan Egeland, ka thënë se ditët e ardhme do të jenë jetike për ndihma humanitare në Siri.