Lajmet e fundit

OKB-ja ka pezulluar bisedimet e paqes të cilat synojnë dhënien fund të luftës civile pesë vjeçare të Sirisë.
Këto raportime i ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Staffan de Mistura ka pranuar se ka pasur një mungesë të progresit por ai gjithashtu bëri të ditur se negociatat nuk është se kanë dështuar.
Bisedimet u hapën dy ditë më parë dhe tashmë pritet të rifillojnë më 25 shkurt, transmeton Klan Kosova.