Lajmet e fundit

Një ndërprerje e armiqësive që hyri në fuqi në prill të këtij viti në Jemen, tani do të ndodhë përsëri për një periudhë fillestare prej 72 orësh më 19 tetor.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se një armëpushim 72 orësh në Jemen, do të hyjë në fuqi në natën e mërkurë, shkruan Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.
Ministri i jashtëm i Jemenit, i njohur ndërkombëtarisht - Abdel- Malek al-Mekhlafi ka konfirmuar këtë përmes rrjetit social Tëitter duke thënë se presidenti ka rënë në dakord për një armëpushim të tillë por me mundësinë për të zgjeruar afatin kohor.