Lajmet e fundit

Kombet e Bashkuara e miratuan sot zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës, ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, i cili do të
zëvendësojë në fund të këtij viti Sekretarin e Përgjithshëm të tanishëm, Ban ki-Moon.
Guterres ka qenë Kryeministër i Portugalisë, gjatë viteve 1992 – 2002, dhe në periudhën 2005 – 2015 drejtoi agjensinë e OKB-së për refugjatët.
Ai ishte një ndër 13 kandidatët që konkuruan për postin më të lartë të OKB-së.