Lajmet e fundit

Një panel ligjor i OKB-së, ka vendosur që themeluesi i Wilileaks, Julian Assange, duhet të lejohet të ecë i lirë dhe të kompensohet për heqjen e lirisë.
Assange i cili do të përballet me ekstradim për në Suedi për shkak të një akuze për përdhunim, i kishte mohuar këto pretendimet dhe që prej qershorit të vitit 2012 po qëndronte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, transmeton Klan Kosova.
Zyra e Punëve të Jashtme në Britani të Madhe, u shpreh se raporti nuk ndryshon asgjë dhe që ajo do të kundërshtojë zyrtarisht mendimin grupit punues.