Lajmet e fundit

OKB-ja ka dërguar ndihmat e para përmes ajrit në Siri, për tu ndihmuar civilëve në qytetin lindor të rrethuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Shefi i ndihmave të OKB-së, Stephen O’Brien i ka thënë Këshillit të Sigurimit se avioni ka lëshuar 21 ton të ndihmave humanitare, njofton Klan Kosova.
Sipas O’Brien raportet fillestare treguan se ndihma në zonën e synuar është kryer me sukses.
OKB-ja tergoi se rreh 200 mijë qytetarë banojnë në zonën e Deir al-Zour.
Në raportin e fundit të OKB-së, thuhet se në këtë vend banorët janë duke u ballafaquar me “kushte të përkeqësuara” pasi që ka shumë raste të vdekjeve për shkak të kequshqyerjes dhe urisë.