Lajmet e fundit

OKB-ja në një raport ka thënë se dhuna ndaj civilëve në Irak “mbetet tronditëse”.
Sipas tyre së paku 18,800 persona janë vrarë që prej 1 janarit 2014 deri më 31 tetor 2015, transmeton Klan Kosova.
Kurse 3.2 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Për dhunën sistematike dhe sipas tyre ndoshta edhe gjenocidi,OKB-ja, akuzon të ashtuquajturin Shtetin Islamik, që kontrollon pjesën më të madhe të Irakut.
Në këtë raport janë regjistruar gjithashtu edhe abuzimet e pretenduara nga trupat, milicët dhe forcat kurde.