Lajmet e fundit

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka emëruar kreun e ri të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin i cili është përfaqësuesi i Afganistanit në Kombet e Bashkuara, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Siç është bërë e ditur nga OKB, Tanin do të marrë detyrën me 31 gusht, me c’rast do të zëvendësojë ish-shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif.
Tanin siç thuhet në biografinë e tij, ka punuar si producent dhe redaktor në BBC Radio, është studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i Ekonomisë dhe Shkencave politike në Universitetin e Londrës.