Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se “mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë”.
“Familjet kanë të drejtë ta dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut”, ka thënë ai.
1 mijë 658 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur si rezultat i konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Duke rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit, PSSP Tanin deklaroi se "UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm”.
“Ne përgëzojmë dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që punojnë së bashku për të zbuluar fatin e atyre që ende mungojnë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.