Me krijimin e tingujve muzikorë i argëtoi kosovarët për dekada me radhë.
Por, mjeshtri i okarinës, Shaqir Hoti, u nda nga jeta të shtunën, njofton Klan Kosova.
Okarina, instrumenti i cili ishte e veçanta e tij iu la në varr ku njeriu i njohur si “Baca Shaqë” do të pushojë nga kjo e diel, në Rogovë të Hasit në Gjakovë.
Instrumentisti vdiq një ditë më parë në moshën 85 vjeçare, pasi nuk arriti t’i mbijetojë luftës me virusin COVID-19.
https://www.youtube.com/watch?v=T9Kl6oVETtg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.