Lajmet e fundit
Asi portugez nuk ka shkelur ligjin duke iu shmangur taksave, sipas dokumenteve që agjenti i tij u ka dhënë autoriteteve spanjolle

Cristiano Ronaldo nuk ka kaluar një fundjavë të qetë pavarësisht barazimit të Real Madrid me Barcelonën në El Clasico.
Nga Spanja vijnë lajme të mira pasi gjithçka është në rregull me taksat e tij dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Kompania e Jorge Mendes, agjentit të Cristiano Ronaldos ua ka dhënë dokumentet zyrtare autoriteteve spanjolle.
Me anë të këtyre dokumenteve shihet se asi portugez është në rregull me ligjin dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shkruan AS.
Kujtojmë se më herët ka pasur raportime se Ronaldo është i përfshirë në një skandal, ku ka fshehur taksat nga të parat e fituara nga reklamat dhe të drejtat e imazhit dhe për këtë kishte përdorur disa kompani në Irlandë.