Me 8 prill, F. R. nga Prishtina, vendosi të porosiste dy fustane në një faqe online të Shqipërisë në Instagram.
Porosinë e bëri, mirëpo ajo thotë se kërkoi që porosia t’i vinte me 1 maj dhe biznesi i thotë se do ta lajmërojë.
Megjithatë, F. R. thotë se porosia i erdhi rreth 3 ditë më vonë, pa asnjë paralajmërim.
Pak ditë pas porosisë, F. R. thotë se nuk e dëgjoi telefonin andaj nuk arriti ta marrë porosinë, dhe menjëherë pas kësaj nisën shantazhet nga biznesi në fjalë, raporton Kiks Kosova.
Kërcënimet kjo grua thotë se filloi t’i marrë nga një numër i panjohur që thoshte se ishte Anjeza Baholli nga JOQ Albania dhe do t’i publikonte të dhënat e saj në rrjete sociale.
Megjithatë, JOQ Albania ka konfirmuar për Kiks Kosovën se personi i përmendur nuk është pjesë e stafit të tyre dhe nuk janë në dijeni për rastin.
Shantazhimi, sipas F. R., vazhdonte pa ndalim me orë të tëra nga pronarja e biznesit.
Pas këmbënguljes së prishtinases që të anulonte porosinë, fotografia me të dhënat personale të saj u publikuan në Instagram në llogarinë e biznesit.
Ndonëse postimi ishte fshirë disa minuta pas publikimit, F. R. pretendon që kishte marrë disa telefonata nga numra të panjohur.
Në lidhje me këtë rast, pronarja e biznesit shqiptar tha për Kiks Kosovën se postimi qëndroi vetëm disa minuta dhe ishte fshirë.
Ajo shtoi se e kishte shantazhuar klienten, por jo kërcënuar.
Ndiqni më poshtë kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë rast:
https://youtu.be/qvUvxYUw3Ug
https://youtu.be/ZHSv3vMlBuM
https://youtu.be/cC302mEWkyc
https://youtu.be/XrnrfqKVjjQ
●●●
BTSHKRIMI NGA
Bleona Thaqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.