Lajmet e fundit

Shtatë persona, dy nga Ohri dhe pesë nga Shkupi, dy prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë të një hoteli të Ohrit.
Nga hulumtimet e para thuhet se ata kanë përdorur pishinën e mbyllur të hotelit dhe kanë shfaqur shenja të helmimit me klor.
Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, janë dërguar katër persona, ndërsa tre në Spitalin e përgjithshëm në Strugë.
Tutje, bëhet e ditur se personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën./Alsat.m