Lajmet e fundit

Pas njëzet vjetësh, Franca ka arritur ta fitojë titullin e dytë të më të mirit në rruzullin tokësor, pasi që në finalen e Kupës së Botës, e ka mposhtur Kroacinë 4:2, njofton Klan Kosova.
Ndonëse kroatët e nisën lojën më insistues, Franca në rastin e parë të volitshëm kaloi në epërsi, kur Mario Mandgjukiq e dërgoi në portën e vet topin e ardhur nga harkimi i Antoine Griezmann prej goditjes së dënimit, pas 18 minutash lojë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1, ndërkaq në pjesën e dytë që gjithashtu nisi me iniciativë të ballkanasve, ishte megjithatë sërish Franca që tregoi më shumë cilësi përballë portës.
Paul Pogba e dyfishoi epërsinë e Trengjyrëshve në minutën e 59-të, pas një reagimi të dobët nga mbrojtja kroate.
Franca nuk e la me kaq, pasi që 19 vjeçari Kylian Mbappe e shënoi golin e tretë gjashtë minuta më vonë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që shënon në një finale të Botërorit, pas Peles-ë.
Hugo Loris desh e llahtarisi Francën në minutën e 69-të, kur pas një gabimi të tij, Mario Mangjukiq ngushtoi epërsinë e Gjelave në 4:2.
Megjithatë, ky ishte rezultati me të cilin u mbyll ndeshja, dhe francezët ngritën në qiell trofeun më të çmueshëm në futboll nën ritmin e këngës së kosovares Era Istrefi, ndërsa kroatët u kthyen në shtëpi historikë dhe të lavdishëm, duke e çuar për herë të parë vendin e tyre në finalen e Botërorit.
https://www.youtube.com/watch?v=fY3Z3od-kE8