Sikurse çdo vit tjetër, edhe këtë fundvit televizioni
Klan Kosova vjen me befasi për shikuesit e saj.
Më 31 dhjetor do t’i hapni sytë me emisionin
Ora 7 që për dallim prej ditëve të tjera të vitit, do të nisë në orën 8:00 dhe do t’ju shoqërojë mbi tre orë.
Pas këtij emisioni të mëngjesit,
Familja Ime me programin festiv do të jetë me familjet tuaja.
Me fillim nga ora 15:30,
Info Magazine vjen me një format tjetër
“Info Grand Prix”. Përgjatë dy orëve, ky emision do t’i sfidojë politikanët dhe politikanet në garën e cartingut.
Ndërsa ndërrimin e motmoteve do ta prisni me
Besim Dinën dhe emisionin
Oxygen.
Laramani do të ketë dhe në ditën e parë të vitit me emisionet:
O Sa Mirë Kids, Sport Show, Prive Extra, Prive Reality dhe
Sing my Song.
Festa në ekranin e
Klan Kosovës nuk merr fund këtu – në 2 janar do ta keni rastin të ndiqni
Ju flet Prishtina që zgjatë plotë dy orë – pasuar nga
lajmet dhe
O Sa Mirë.
Televizioni është përkujdesur që për këto tre ditë kremte t’ju sjellë tek ju zërat e
Shkurte Fejzës, Asim Gashit, Edi Furrës dhe
Juliana Pashës.
Sytë në
Klan Kosova.
Gëzuar 2020!
klankosova.tv