Lajmet e fundit

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi, ka shpalosur ofertën e tij qeverisëse për mandatin ardhshëm si i pari i kësaj komune.
Në Magazina Lokale, Latifi ka thënë se në programin e tij prioritet ka bujqësinëe më pas dhe arsimin shëndetësinë, transmeton Klan Kosova.
''Platforma jonë zgjedhore bazë ka bujqësinë, arsimin, shëndetësinë. Tash e 4 vjet ne kurrë skemi ndaluar së bashkëpunuari me komunitete''.
''Do të krijojmë zonë të re ekonomike, do ndihmojmë bujqit me grande, subvencione, do përmirësojmë shërbimet shëndetësore, do t’i digjitalizojmë shkollat''.
''Nuk do t’i harrojmë shqetësimet e qytetarëve në infrastrukturë, do të ketë shërbime të mjaftueshme me ujë''.