Lajmet e fundit

Rikthimi i kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, pas një pauze, përsëri po ngjall debat.
I pari i qeverisë të shtunën në këtë status, duke komentuar peticionin për largimin e ambasadorit Amerikan Greg Delawie, preku një grup të grave, kur shkroi “se disa prej tyre kishin kullotur të gjitha foncadionet nga përendemi”.
Reagimet ishin të ashpra. U rritën edhe më shumë kur ai ndryshoi këtë pjesë të shkrimit të tij.
E kjo gjuhë e kryeministrit sipas aktivistes së shoqërisë civile, Argjentina Grazhdani, është për keqardhje, dhe shembull i keq për të rinjtë nga një akademik,njofton Klan Kosova.
Sipas saj, ky qëndrim i kryeministrit, i cili më pas u ndryshua tregon pa pjekuri dhe se sa impulsiv është ai.
Ndërsa sociolog’ja Sibel Halimi, po thotë se nuk është hera e parë që politikanët po i përdorin gratë kur ka kriza në vend.
Bile ajo postimin e kryeministrit nuk po e sheh si rastësi.