Lajmet e fundit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, këtë të shtunë, bëri me dije se ky institucion përfaqësues i afarizmit, ka konstatuar përmirësimin e gjendjes së të bërit biznes, njofton Klan Kosova.
Ai këtë vlerësime mbështeti me shifra, që u prezantuan në një studim për muajt prill, maj dhe qershor.
Por një rënie ka pësuar sektori i punësimit, prej 9 për qind krahasuar me tremujorin paraprak. Por , kjo nuk vlen për sektorin e ndërtimit, ku pati rritje.
Ndërkaq, Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, që mori pjesë në këtë prezantim, tha se rëndësia e sektorit privat është shumë e madhe.
Veçse të gjitha bizneseve iu bëri thirrje që t’ju hapin dyert studenteve të rinj për përfundimin e praktikave.
Në këtë studim të Odës Ekonomike janë anketuar 474 ndërmarrje që merren me tregti, prodhim, ndërtimtari dhe shërbime tjera si transporti e hoteleria.
Kronikë nga Klan Kosova