Lajmet e fundit

Alvaro Odriozola ka zbuluar që Zinedine Zidane donte që ai të qëndronte te Real Madrid dhe të mos huazohej te Bayern Munchen.
Përfaqësuesi i Spanjës u largua nga Mbretërit në janar pas vetëm pesë performancash te gjigantët e La Ligës në pjesën e parë të sezonit.
“Kur erdhi puna për të folur për largimin, kisha disa biseda me të (Zidane) dhe ai shfaqi përkrahje privatisht kur Bayern ishin të intersuar”, ka thënë Odriozola për Eli Chiringiuito de Jugones.
“Zidane nuk donte që unë të largohesha nga Madridi”, shtoi Odriozola.