Njeriu që zotëron bordellon Nevada ku Lamar Odom pësoi mbidozë vitin e kaluar, thotë se ai e dëshiron ish basketbollistin prapa – për t’i ofruar atij femra dhe pije alkoolike, por të mos ketë droga këtë herë, transmeton Klan Kosova.
Sipas TMZ-së, pronari Dennis Hof ka thënë se seksi dhe alkooli nuk ishin problemi i Lamar, por ishte droga. "Pra, për aq kohë sa Lamar mbetet i pastër, pse të mos kthehet në një vend që ka kaluar mirë", ka thënë ai.
Hof mendon se shoqëria dhe disa Remy Martin në Love Ranch mund të jenë të mira për Lamar.
Ai madje ka thënë se personalisht do ta siguroj privatësinë e ish basketbollistit – mbylljen e kamerave të sigurisë dhe të telefonave.
Sa për njerëzit të cilët do ta kritikojnë ofertën e tij, Hof tha: “Mos harroni, njerëzit që punojnë këtu janë ata që i shpëtuan jetën. Ne me të vërtetë kujdesemi për të”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.