Lajmet e fundit

TMZ ka konfirmuar se Lamar Odom është në rrugë për në LA për trajtim më të specializuar.
Odom po fluturon përsëri në LA, i shoqëruar nga Khloe Kardashian.
Siç ka raportuar TMZ, Khloe po e shoqëronte ish basketbollistin gjatë gjithë rehabilitimit të tij, i cili do të zgjasë me muaj, transmeton Klan Kosova.
Burimet kanë thënë se Lamar ka shumë çështje të pazgjidhura mjekësore. Besohet se ai do të pranohet për një strukturë mjekësorë në zonën e LA për mjekim të mëtejshëm.
Ai pritet të mbijetojë, por mjekët kanë paralajmëruar familjen e tij se do të ketë një dëmtim të përhershëm, megjithëse shkalla është e paqartë.