Lajmet e fundit

Ish basketbollisti Lamar Odom, është duke u shëruar.
Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se tashmë Odom është duke u rikuperuar, transmeton Klan Kosova.
35 vjeçari është tërësisht i vetëdijshëm dhe është duke marë frymë pa ndihmën e aparaturës.
Odom është gjetur pa ndjenja në fillim të kësaj jave në një bordello të Nevadës.
Besohet që shkak për gjendjen e tij ishte konsumimi i tepërt i alkoolit dhe drogës si dhe në këtë festë katër ditëshe ai ka pirë dhjetë pilula Viagra.