Lajmet e fundit

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka njoftuar se familja e tij që nga sot do të pres qytetarët që duan ta vizitojnë babain e tij Sami Lushtakun në odën e tyre në Prekazin e Ulët në Skenderaj.
"Ju njoftojmë se, nga sot (04.07.2017) e deri të Enjten (06.07.2017), ora 10:00 – 20:00, i bëjmë pritjet për qytetarët e interesuar që duan ta vizitojnë Gjeneralin Sami Lushtaku, në odën e familjes Lushtaku, në Prekazin e Ulët, Komuna e Skenderajt", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.