Lajmet e fundit

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës mbajti sot në Prishtinë. Kuvendin e saj të VI-të dhe, gjithashtu, zhvilloi edhe një takim ceremonial me rastin e një vjetorit të themelimit të saj.
Këtë kuvend, përkatësisht një vjetorin e themelimit të OIK-ut, e përshëndeti Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani si dhe mysafirë nga Oda e Infermierëve të Shqipërisë; Maqedonisë; Polonisë; Kroacisë; e Sllovenisë, e gjithashtu edhe përfaqësuesit e Odave të tjera të Kosovës: nga Oda e Mjekëve, Stomatologëve, Farmacistëve dhe Fizioterapeutëve.
Rrahmani tha se OIK si organizatë e pavarur që mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj; ka treguar pjekuri në organizimin e saj, ndërkohë që në periudhën e ardhshme, ajo, me fuqizimin dhe marrjen e kompetencave, do të jetë në gjendje të promovojë në mënyrë aktive dhe të mbrojë veprimtarinë e profesionistëve shëndetësorë që i përfaqëson, transmeton Klan Kosova.