Lajmet e fundit

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës më 26 nëntor të vitit të kaluar kanë marrur vendim që Dogana e Kosovës të punojë në Portin e Durrësit.
Kështu fillimin e punës së Doganës së Kosovës e përshëndet Oda e Afarizmit të Kosovës.
“OAK hapjen e kësaj pike doganore e konsideron si ndihmë të madhe për bizneset. Me anë të këtij vendimi të dy qeverive, do të rritet shpejtësia e ardhjes së produkteve dhe zvogëlimi i vonesave në arritjet e produkteve nga jashtë deri në Kosovë”.
“Gjithashtu bizneset do të kenë një kosto prej disa miliona me pak si dhe porti i Durrësit do të behët shumë me atraktiv për bizneset tona”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga OAK.