Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell ka zhvilluar një takim pune me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Sipas një komunikate për media, në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Diplomati britanik O’Connell pavarësisht që dy ditë më parë e kishte cilësuar si të papranueshëm dhe të turpshëm nivelin e korrupsionit në Kosovë në këtë takim ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi.
O’Conell gjithashtu ka bërë të ditur se Britania e Madhe është e gatshme ta ndihmoj sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Në anën tjetër Lumezi gjatë këtij takimi ka njoftuar ambasadorin Britanik se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.