Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell përmes një statusi në Facebook u ka uruar të gjithë besimtarëve mysliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë dhe në mbarë botën. Më lejoni t’ju uroj të gjithëve paqe, lumturi dhe afërsi me njëri tjetrin gjatë muajit të Ramazanit”