Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të uruar kosovarët për ditën e pavarësisë.
“Unë kurrë nuk do ta harroj ditën kur Kosova shpalli pavarësinë”, shkruan O’Connell, njofton Klan Kosova.
“Në çdo përvjetor të kësaj shpallje historike të Pavarësisë ne kujtojmë vendosmërinë e Kosovës për të qenë përgjegjëse për fatin e vet”.
“Me pavarësi, Kosova u bë përgjegjëse për të ardhmen e saj. Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, unë ju uroj suksese në rrugën që keni zgjedhur. Ne do të vazhdojmë te mbetemi miqtë dhe partnerët tuaj”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.